Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Asus ka shitur 4.9 milionë mini-laptopë vitin e kaluar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Asus ka shitur 4.9 milionë mini-laptopë vitin e kaluar Empty
MesazhTitulli: Asus ka shitur 4.9 milionë mini-laptopë vitin e kaluar   Asus ka shitur 4.9 milionë mini-laptopë vitin e kaluar I_icon_minitimeSat Feb 14, 2009 4:38 pm

Asus ka shitur 4.9 milionë mini-laptopë vitin e kaluar 245lj5f

Kompania Asustek Computer (Asus) bën të ditur se vitin e kaluar ka shitur 4.9 milionë Eee PC Netbooks (laptop me madhësi më të vogël). Asus që ka qenë nismëtar i këtij lloj laptopi, nuk arriti t’i përmbushë synimet e veta që të shesë 5 milionë kopje të Eee PC Netbooks.

“Kjo ndodhë për shkak të krizës ekonomike globale dhe për shkak të rënies së shpenzimeve të konsumatorëve” – tha gjatë një konference në Taipei, Jerry Shen, drejtori gjeneral i Asus.
Asus ka caktuar një objektiv të shitjes prej 1 milionë kopjeve të Eee PC Netbooks gjatë tre muajve të parë të vitit. Ndërkohë pala e tretë shitëse për PC në botë dhe rivali më i madh i Asus, kompania Acer, akoma nuk e ka bërë të ditur numrin e shitjeve gjatë 2008-s.

Netbooks janë mini-laptopë sportivë dhe të dizajnuar për lëvizshmëri të lehtë me madhësi 7 me 10 inç ekran dhe peshojnë 2 kilogramë. Shumica e pajisjeve të laptopëve Netbooks duke përfshirë edhe mikroprocesorët, janë më pak të fuqishëm se laptopët e zakonshëm, andaj edhe kanë bateri më të qëndrueshme. Netbooks janë të dizajnuar për funksione të lehta si hapja e e-mailit, shfletimi në internet, punë me word processor, dokumente me tabela; ndërsa nuk mund t’i bëjnë ballë funksioneve më të rënda si lojërat, video editimi apo punë të tjera multimediale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Asus ka shitur 4.9 milionë mini-laptopë vitin e kaluar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sony PSP mbi 50 milionë njësi të shitura
» Në botë ka 177 milionë domene të ndryshme
» Netbookët e Asus në Android?
» Asus – ekrane pa tela dhe ekonomik
» Garmin e Asus së bashku bëjnë telefon të mençur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: