ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në botë ka 177 milionë domene të ndryshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: Në botë ka 177 milionë domene të ndryshme   Sun Feb 22, 2009 10:11 pm



Kompania VeriSign, njëri prej regjistrave më të mëdhenj të domeneve, ka publikuar raportin e saj vjetor për numrin e domeneve të regjistruara, dhe atë nëpërmes një vargu parametrash të ndryshëm.


Raporti i i parë i sivjetmë i VeriSign i cili është titulluar “The Domain Name Industry Brief” sjell të dhënat të plota për tërë vitin paraprak.

Sipas raporteve të saj, fundi i vitit 2008 ka sjellë numrin e përgjithshëm prej 177 milionë domeneve të regjistruara (.com, .net), që është rritje prej 16 për qind në krahasim me të dhënat e vitit 2007. Megjithatë, nëse krahasohet tremujori i fundit i vitit 2008, me atë tretin të njëjtit vit, është shënuar vetëm dy për qind rritje të domeneve të regjistruara.

Sa u përket domeneve të shteteve (.it, .us. e të ngjashme), sipas të dhënave të VeriSign janë 7.1 milionë, që është rritje prej 22 për qind në krahasim me të dhënat e një viti më parë, respektivisht tre për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2008.

Sa i përket numrit të domeneve të regjistruara, domenet më shumta janë .com, pasuar nga ai kinez .cn, gjerman .de si dhe .net në vendin e katërt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
Në botë ka 177 milionë domene të ndryshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: