Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Samsung Omnia HD

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Samsung Omnia HD Empty
MesazhTitulli: Samsung Omnia HD   Samsung Omnia HD I_icon_minitimeTue Feb 17, 2009 4:31 pm

Samsung Omnia HD Sxyy6g

Samsung Electronics Co. Ltd, një lider në tregun e celularëve, sot shpalosi produktin ultimativ me briliancë HD. OMNIA HD është pajisja e parë full-touch nga Samsung dhe veçohet me aftësinë e parë në botë për incizim 720P HD (high-definition) dhe përmban ekranin më të madh në botë AMOLED. Samsung ka lançuar celularin OMNIA HD në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, si pjesë të portofolit të saj mbi pajisje mobile inovative që përfshijnë veçoritë më të fundit multimediale dhe komunikimet më të shpejta të të dhënave, për të ofruar kështu një zgjidhje të plotë mediale për konsumatorë.

SAMSUNG OMNIA HD është celulari më i ri me performancë të lartë dhe ekran të plotë të ndjeshëm në prekje, që sjellë së bashku stil, performancë biznesi dhe multimediale në një pajisje. Celulari përcjellë suksesin fenomenal të vitit të kaluar të OMNIA dhe zgjerohet në tregun e Samsung mbi celularët all-in-one full-touch. Samsung Omnia HD përmban një dizajn mbresëlënës me një përfundim të hollë dhe sjell argëtimin ultimativ digjital falë kapacitetit të tij HD dhe ekranit AMOLED 3.7 inç. Ekrani AMOLED (Active Matrix Organic Light Emitting Diode) ofron mprehtësi të detajeve, ngjyra fantastike dhe kthjelltësi të shkëlqyer në dritë të drejtpërdrejtë të diellit, si dhe konsumon më pak energji.


“Samsung OMNIA HD është një produkt tërheqës dhe eksitues për ne, pasi që është një pajisje mobile e përshtatur në mënyrë perfekte për nevojat e konsumatorëve të ditëve të sodit të cilët dëshirojnë eksperienca ultimative gjatë lëvizjes” - tha JK Shin, Zëvendës President Ekzekutiv dhe udhëheqës i divizionit për Komunikim Mobil, pranë Samsung Electronics. “OMNIA HD demonstron vizionin tonë për biznesin mobil të Samsung, i cili është përhapur për të sjellë celularë të rangut të lartë për ne që dëshirojmë funksionalitet, stil, shfrytëzueshmëri dhe argëtim, në një pajisje inovative. Me Samsung Mobile, unë besoj se përdoruesit tanë mund të kënaqen në front të punës dhe argëtimit, natyrisht duke qenë edhe të lidhur në çdo kohë, kudo”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Samsung Omnia HD
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Samsung Blue Earth
» Samsung shtyn afatin për sistemin operativ Android

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: