Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Program jete

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Program jete Empty
MesazhTitulli: Program jete   Program jete I_icon_minitimeTue Aug 18, 2009 5:25 pm

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi krijesën më të ndershme.

Dikush i ka shkruar shejhut për t’i përpiluar një program që do të mund të ecë në të gjatë jetës së tij. Duke e lutur Allahun e Lartësuar që t’i dhurojë sukses në atë që është udhëzim, saktësi, drejtësi dhe të na bëjë të udhëzuar dhe që thërrasim në udhëzim të mirë dhe përmirësues, shejhu vijon këshillat e tij:

Së pari, me Allahun e Lartësuar

1. Kujdesu që të jesh gjithmonë me Allahun e Lartësuar, i vëmendshëm për madhështinë e Tij, meditues në argumentet për Të në gjithësi, sikur krijimi i qiejve dhe tokës dhe atë që është vendosur në to prej urtësisë së Tij të përsosur, forcës së Tij mahnitëse dhe madhështisë së mëshirës dhe dhuntisë së Tij, si dhe argumentet fetare me të cilat i ka dërguar pejgamberët e Tij, e sidomos vulës së tyre pejgamberin (alejhi salatu ue selam).

2. Le të jetë zemra jote e mbushur me dashuri ndaj Allahut për atë që të ka ushqyer me begatitë e Tij, për dënimet e Tij që i ka shmangur nga ti, e sidomos begatisë së Islamit dhe qëndrueshmërisë, derisa të jetë Allahu i Lartësuar më i dashur te ti se çdo gjë tjetër.

3. Të jetë zemra jote e mbushur me madhërim ndaj Allahut të Lartësuar, derisa të jetë në shpirtin tënd më i madh se çdo gjë. Kur bashkohen dashuria jote ndaj Allahut dhe frikërespekti ndaj Tij, atëherë zemra jote do të përqëndrohet në respektin ndaj Tij, dhe kështu do të veprosh atë që të ka urdhëruar nga dashuria jote ndaj Tij dhe do të largohesh nga ajo që ka ndaluar nga madhërimi yt (frikërespekti) ndaj Tij.

4. Të jesh i sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar në adhurimin ndaj Tij dhe t’i mbështetesh Atij në të gjitha çështjet e tua e që me këtë ta realizosh maksimën “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti mbështetemi.” Të jesh i vëmendshëm me zemrën tënde se atë që e vepron, e vepron ngase Ai të ka urdhëruar dhe ndalohesh nga ndonjë vepër, ngase Ai të ka ndaluar. Kësisoj do t’i gjesh shijen adhurimit që nuk e arrin kur je i shkujdesur dhe në kryerjen e punëve të ndryshme do të gjesh një vullnet që nuk arrihet nëse mbështetesh vetëm në veten tënde.

Së dyti, me Pejgamberin (alejhi salatu ue selam)

1. T’i japësh përparësi dashurisë ndaj tij ndaj çdo dashurie dhe udhëzimit e rrugës së tij ndaj çdo udhëzimi dhe rruge tjetër.

2. Të jetë udhëheqësi yt (imami) në adhurimin dhe moralin tënd, ashtu që të jesh i vëmendshëm gjatë kryerjes së adhurimit, duke e pasuar atë dhe sikurse ai është para teje e ti i përcjell hapat e tij dhe e pason metodologjinë e tij. Gjithashtu, nëse bie ndesh me traditat e njerëzve, përkujto se ti je pajisur me virtytet e tij për të cilat ka thënë Allahu i Lartësuar: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit.” Atëherë, nëse i përmbahesh kësaj, do të kujdesesh maksimalisht për ta njohur ligjin me të cilin ka ardhur dhe moralin e tij.

3. Të jesh thirrës në sunetin e tij, ndihmëtar i tij, mbrojtës i tij, pasi Allahu i Lartësuar të ndihmon aq sa i ndihmon t’i fesë së Tij.

Së treti, puna jote ditore përveç obligimeve

1. Nëse falesh natën përmende Allahun e Lartësuar dhe lute atë për çfarë të duash, pasi lutja me këtë rast është meritore për t’u pranuar, lexo fjalën e Allahut të lartësuar: “Vërtet, në krijimin e qiejve dhe tokës” gjersa ta përfundosh kaptinën Ali Imran e që në tërësi përbëjnë dhjetë ajetet e fundit nga kjo sure.

2. Falu aq sa të është mundësuar në fund të natës dhe përfundo namazin e natës më faljen e vitrit.

3. Kujdesu ta thuash atë që të lehtësohet prej dhikrit të sabahut dhe mbrëmjes.

4. Thuaj njëqind herë: “La ilahe il Allahu uahdehu la sherijke leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue huue ala kuli shejin kadir.”

5. Fali dy rekate të duhasë (namazi i paradites)

Së katërti, metodologjia e kërkimit të diturisë

1. Kujdesu ta mësosh përmendësh Librin e Allahut të Lartësuar. Për çdo ditë cakto diçka prej tij që e lexon, por le të jetë leximi yt i vëmendshëm dhe duke u munduar të kuptosh, e nëse e vëren ndonjë dobi gjatë leximit shënoje atë.

2. Kujdesu që të mësosh atë që të lehtësohet nga hadithet (transmetimet) e sakta prej pejgamberit (alejhi salatu ue selam) e prej kësaj të mësuarit përmendësh të librit “Umdetul ahkam”

3. Kujdesu që të përqëndrohesh dhe të jesh i vendosur e të mos marrësh dijen pjesërisht, nga kjo shkencë diçka e nga tjetra diçka tjetër, pasi kjo humb kohën tënde dhe e shpartallon mendjen.

4. Fillo me librat e shkurtër dhe lexoi ato me vëmendje, pastaj bashkangjitja këtë dije asaj që e mëson në të ardhmen, ashtu që ta arrish dijen gradualisht me një metodologji që të forcohet në zemrën tënde dhe je i qetë në të.

5. Kujdesu t’i njohësh parimet bazë të çështjeve dhe rregullat e tyre dhe çdo gjë që e vëren nga këto shënoje, pasi është thënë: “Ai që është privuar nga bazamentet e dijes është privuar prej arritjes së dijes.”

6. Diskuto për mësimet me mësuesin tënd apo me atë që i beson dijes dhe fesë së tij prej kolegëve të tu. Bë edhe të paramendosh dikë që ndoshta po diskuton me të, nëse nuk gjen ata që u përmendën.

Kjo është e gjitha dhe unë e lus Allahun e Lartësuar që ta mësoj atë që të bën dobi, të të bëjë dobi me atë që ta mësosh, ta shtoj diturinë, të bëftë prej robërve të Tij të mirë dhe nga grupi i shpëtuar!

Ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!



Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Driton Lekaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Program jete
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Microsoft më 2019: Ku do të jetë Windows?
» Program i thjeshtë mujor për çdo besimtarë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Këshilla të Përgjithshme-
Kërce tek: