ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Program i thjeshtë mujor për çdo besimtarë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: Program i thjeshtë mujor për çdo besimtarë   Tue Aug 18, 2009 5:25 pm

DIJA
Mëso çdo ditë një ajet përmendësh së bashku me tefsirin e tij.

Mëso një hadith, në javë.

Lexo së paku pesë faqe në ditë, nga një libër me tematikë islame.



LARGIMI NGA VESET E KËQIJA
Përgojimi, thashethemet dhe gënjeshtra.

Kalimi i kohës duke parë filma dhe emisione pa vlerë.

Pirja e duhanit.

SADAKAJA
Veço për çdo muaj një shumë, për t’ua shpërndarë atë të varfërve.

Kontribo në investimet që bëhen në xhami, qoftë edhe me një shumë minimale, që edhe ti të jesh pjesëtar në sevap.

Vendos në shtëpi një kuti për mbledhjen e lekëve të holla.



NAFILET
Agjëro tre ditë në çdo muaj.

Fal namaz nate, qoftë edhe dy rekate.

Vizito varret për të përkujtuar vdekjen.



THIRRJA NË RRUGËN E ALLAHUT
Dhuro një kasetë me temë Islame.

Fto në shtëpi një person që nuk falet dhe foli atij mbi fenë islame.

Thirr në të mira e ndalo nga e keqja, sipas kushteve të përcaktuara për këtë.



EDUKIMI I FËMIJËVE
Ulu çdo javë me fëmijët e tu për tu shpjeguar atyre ndonjë ajet, hadith apo histori.

Mësoi djalit apo vajzës një zanat që i përshtatet gjinisë së tij.

Mësoji fëmijët të japin sadaka, duke i dërguar ata për tek dikush që ka nevojë, për t’i dhënë sadakanë atij.



TË AFËRMIT DHE FQINJËT
Bëj një listë me emrat e të afërmve të tu dhe përpiqu që çdo javë të kontaktosh me ta.

Vizito çdo javë një prej fqinjëve.

Ndihmoji fqinjët në gëzime apo hidhërime sipas mundësisë.


NGRITJA E NIVELIT TËND NË PROFESIONIN QË KE
Leximi çdo javë i pesë faqeve nga një libër që flet për profesionin tënd.

Përpjekja për ndryshimin në të mirë të punës tënde.

Sinqeriteti dhe bashkëpunimi me kolegët në vendin e punës.



Përgatiti: Erion Sula
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
Program i thjeshtë mujor për çdo besimtarë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Këshilla të Përgjithshme-
Kërce tek: