Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Edhe dy risi nga HTC

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Edhe dy risi nga HTC Empty
MesazhTitulli: Edhe dy risi nga HTC   Edhe dy risi nga HTC I_icon_minitimeWed Feb 18, 2009 9:48 pm

Edhe dy risi nga HTC Zvvh8n

Panairin e sivjetmë GSMA “Mobile World Congress” nuk e ka anashkaluar as prodhuesi më i madh i telefonave të mençur në botë, i cili publikut ia ka shfaqur dy pajisje të saj të reja.


HTC Touch Pro2 është pajisje rrëshqitëse e cila nën pjesën e poshtme përmban tastierë të plotë, e për dallim me modelin e mëhershëm të kësaj serie këndet e pajisjeve janë më sferike. Pajisja edhe më tutje vihet në funksion nga sistemi operativ Windows Mobile 6.1, mirëpo pamja TouchFLO 3D e HTC-së është përmirësuar edhe më tutje.

Nga gjërat tjera theksojmë se HTC Touch Pro2 përmban ekran 3.6 inçësh të ndjeshëm në prekje, GPS, Wi-Fi, fotoaparat 3.2-megapikselësh, player multimedial e Bluetooth. Dimensionet e plota janë 116 x 59.2 x 17.25 milimetra, derisa peshon 175 gramë.

Risia tjetër është në modelin HTC Touch Diamond2. Pajisja përmban ekran 3.2 inçësh të ndjeshëm në prekje, gjithashtu është avancuar pamja TouchFLO 3D e cila prej tani mundëson zmadhimin e zvogëlimin e përmbajtjeve të cilat paraqiten në ekran, fotoaparat 5 megapikselësh, GPS, Bluetooth, pranues të radiovalëve FM, me dimensione prej 107.85 x 53.1 x 13.7 milimetra, derisa pesha e këtij modeli është 117.5 gramë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Edhe dy risi nga HTC
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Microsoft i jep edhe një mundësi Vista-s
» Edhe Kriminelët përdorin Skype
» Për herë të parë bie edhe shitja e ekraneve LCD
» YouTube ka filluar edhe me video 3D
» Edhe një seri ekologjike të televizorëve nga Sony

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: