Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 YouTube ka filluar edhe me video 3D

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

YouTube ka filluar edhe me video 3D Empty
MesazhTitulli: YouTube ka filluar edhe me video 3D   YouTube ka filluar edhe me video 3D I_icon_minitimeFri Jul 24, 2009 7:36 pm

YouTube ka filluar edhe me video 3D F0723211034918m

YouTube tashmë disa ditë është duke eksperimentuar me seksione të videove tredimensionale, të cilat mund t’i shihni qartas vetëm me syze të veçanta.

Deri tash askush nuk ka ditur si t’i incizojë dhe vendosë këto video në YouTube, por tash, gjithçka është publikuar në blogun zyrtar të YouTube dhe priten mijëra xhirime të tilla të cilat do t’i realizojnë vetë shfrytëzuesit.

Megjithatë, këto xhirime 3D ende nuk funksionojnë në mënyrë të përkryer, për shembull nëse një video të tillë do të mundohemi ta nxjerrim të shoqëruar në këtë tekstin më poshtë, ajo nuk do të shfaqet si duhet.

Por në vetë YouTube, kjo funksionon shumë mirë. Sigurisht, vetëm nëse keni syza 3D. Ndër çdo video 3D do të paraqitet edhe një përzgjedhës i veçantë në të cilin do të mund t’i ndryshoni parametrat e ndryshëm, varësisht nga lloji i syzave që keni.


Si të publikoni video 3d?

Nëse dëshironi vetë të bëni diçka të ngjashme, realizimi i videove të tilla është shumë i thjeshtë. Siguroni dy kamera (dy telefona celular janë OK), vendosni njërin afër tjetrit (përafërsisht të larguara sa dy sytë e njeriut), pastaj lëshoni xhirimin në të njëjtën kohë në të dyja.

Pas kësaj të dyja videot hidhni në ndonjë program të përpunimit të videove, vendosni dy seksionet afër njëri-tjetrit (të djathtin në anën e majtë dhe e kundërta) dhe ruajeni këtë. Pastaj krijoni video në YouTube, editojeni ‘tag’-un dhe shtoni “yt3d:enable=true” për format standard, dhe “yt3d:aspect=16:9 too” për format ’widescreen’.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
YouTube ka filluar edhe me video 3D
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe dy risi nga HTC
» Microsoft i jep edhe një mundësi Vista-s
» Edhe Kriminelët përdorin Skype
» Për herë të parë bie edhe shitja e ekraneve LCD
» Edhe një seri ekologjike të televizorëve nga Sony

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: