Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Linux nga Kuba

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Linux nga Kuba Empty
MesazhTitulli: Linux nga Kuba   Linux nga Kuba I_icon_minitimeFri Feb 13, 2009 3:50 pm

Linux nga Kuba 6g8ls9

Për të hequr qafe varësinë prej softuerëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kuba ka lëshuar versionin e vet të sistemit operativ Linux.

Linuxi kuban bart emrin Nova, derisa ai është paraqitur në Havana, në konferencën e cila temë kryesore ka pasur integriteti teknologjik.

Nova është i bazuar në distribucionin Gentoo të Linuxit, e do të duhej të jetë baza e iniciativës së qeverisë kubane që të zëvendësohet softueri i Microsoft i cili sillet në shumicën e kompjuterëve në Kuba.

Në fakt, kubanët e vlerësojnë softuerin e Microsoftit si rrezik potencial për siguri të vendit duke marrë parasysh se besojnë që shërbimet sekrete amerikane kanë qasje në kodin burimor dhe mundësinë e qasjes së paautorizuar në sisteme. Për shkak të embargos amerikane problem është edhe blerja e ligjshme e softuerëve dhe përditësimi i arnimeve përkatëse.

Shitja e lirë e kompjuterëve në Kubë ka filluar vetëm vitin e kaluar, e vlerësohet se aktualisht 20% e kompjuterëve janë të bazuar në Linux.

Disa ministri dhe universitete kubane tanimë kanë kaluar sistemet e tyre në Linux, mirëpo një numër i caktuar i kompanive qeveritare ende kundërshtojnë tranzicionin për shkak të kompatibilitetit e aplikacioneve të cilat i përdorin.

Pritet që për pesë vitet e ardhshme Nova do të instalohet në mbi 50 për qind të kompjuterëve kubanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Linux nga Kuba
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Chrome për Mac OS e Linux

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: