ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Chrome për Mac OS e Linux

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: Chrome për Mac OS e Linux   Mon Feb 16, 2009 1:46 pm



Kompania Google është në rrugë të mbarë për të respektuar afatet për lëshimin e shfletuesit të vet Chrome për platformat Linux e Mac OS X deri në fund të muajit qershor të këtij viti.

Google me nguti është duke punuar në lansimin e shfletuesit të vet, Chrome, edhe për platforma tjera pos asaj Windows.

Këtu sigurisht gjenden edhe sistemet operative Linux e Mac OS X. E dyta tanimë është në proces të skicimit të sistemit i cili mundëson paraqitjen e më shumë tab-ave në të njëjtën kohë, që është një nga karakteristikat e rëndësishme të shfletuesit Chrome i cili secilin tab e hapë si proces të veçantë.

Ekipi zhvillues pranon se konvertimi i këtij shfletuesi për platforma tjera nuk është aspak i lehtë.

Është shumë e vështirë të integrohen të gjitha karakteristikat dhe paraqitjen e njëjtë për përdorues në sisteme të ndryshme operative. Kjo vlen veçanërisht për Linux për shkak të shumë nën-varianteve, kështu që për këtë sistem operativ është vendosur të punohet në paketin GTK dhe GNOME.

Versionet e Chrome për Mac OS X dhe Linux do të duhet të lëshohen në shpërndarje gjatë muajit qershor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
Chrome për Mac OS e Linux
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: