Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty Empty
MesazhTitulli: Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty   Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty I_icon_minitimeSun May 10, 2009 2:03 am

Kur martohesh, nuk merr vetem grua, por e merr gjithe boten. Prej ketij momenti e tutje, ajo cdo dite do te jete partneri yt, shoqeruesi yt dhe shoku yt me i ngushte. Ajo do te ndaje momentet me ty, do te ndaje ditet, lotet. Ajo do te ndaje kenaqesine dhe deshprimin me ty, sukseset dhe deshtimet, enderrat dhe frikat.
Kur te semuresh ajo do te kujdeset me se miri per ty, kur te duhet ndihme, ajo do te beje cmos per ty.
Kur te kesh ndonje sekret, ajo do ta ruaje; kur te duhet keshille, ajo do ta jep keshillen me te mire. Ajo cdohere do te jete me ty: kur te ngrihesh ne mengjes, gjene e pare qe syte e shofin eshte ajo; gjate dites ajo do te jete me ty, nese per ndonje moment ajo nuk eshte me ty fizikisht, ajo do te mendoje per ty, duke u lutur per ty me gjithe zemer, mendje dhe shpirt; kur bie te flesh naten, gjene e fundit qe syte e tu e shofin eshte ajo; dhe kur je duke fletur e shef ate edhe ne enderr. Thene shkurt, ajo do te jete e gjithe bota per ty, njejte sic je ti e gjithe bota per te.
Pershkrimin me te mire qe deri tani e kam lexuar ku pershkruhet afersia ndermjet bashkeshorteve eshte ky ajet Kur’anor, qe thote: “…ato jane prehje per ju dhe ju jeni prehje per ato…” (El-Bekare: 187)

Vertete, bashkeshortet jane si prehje (mbulese/mbulim) per njeri-tjetrin per shkak se ata njeri-tjetrit i ofrojne mbrojtje, komfor, mbulese, perkrahje dhe embelsi qe prehja/mbulimi ua ofron njerezve. Paramendoni nje udhetim neper Alasken e ftofte te pa mbuluar! Bashkeshortet tona na ofrojne te njejten shkalle te komforit, mbrojtjes, mbuleses, dhe perkrahjes ne udhetimin e jetes ne kete bote, njejte sikurse mbulimi gjate udhetimit neper Alaske.

Marredheniet ndermjet dy bashkeshorteve jane me interesantet nga te gjitha marredheniet njerezore: sasia e dashurise dhe ngrohtesise, intimja dhe afersia, meshira dhe ngushellimi, paqa dhe qetesia qe mbush zemrat e bashkeshorteve eshte thjesht e papershkrueshme. Sqarimi i vetem racional per keto ndjenja me interesante nga te gjitha ndjenjat njerezore eshte se: ky eshte nje akt i Allahut, subhanehu ve te’ala: “All-llahu krijoi per ju bashkeshorte nga vete lloji juaj…” (Nahl: 72)

Vetem Allahu jone i Gjithfuqishem, subhanehu ve te’ala, me Fuqine e tij te Pakufishme, Meshiren e Pafund, dhe Mencurine e Madhe mund t’i krijoje dhe t’i vendose keto ndjenja te cuditshme dhe te paprekshme ne zemrat e bashkeshorteve. Ne fjale, Allahu, subhanehu ve te’ala, i rikujton ata qe i kerkojne shenjat e Tij ne gjithesi, se keto ndjenja ne zemrat e bashkeshorteve jane ndermjet shenjave qe duhet t’i udhezojne njerezit per ekzistimin e Tij, sic thote ne Kur’an: “Dhe nga faktet (e madherise se) e Tij eshte qe per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashuri dhe meshire. Ne kete ka argumente per njerezit qe mendojne” (Rum: 21)

Mirepo, Allahu, subhanehu ve te’ala, e din se zemra njeriut nuk eshte nje send i ngurte, ajo ndonjehere eshte e dobet, e ndonjehere eshte dinamike. Ndjenjat ndryshojne me kohe. Dashuria mund te dobesohet dhe vyshket. Lidhja martesore mund te dobesohet nese nuk i kushtohet kujdesi i duhur.

Lumturia ne martese nuk mund duhet te merret falas; lumturia e vazhdueshme kerkon dhenie te vazhdueshme nga te dyja palet. Qe druri i dashurise martesore te mbahet gjalle dhe te rritet, toka, dheu duhet te mbahet, mirembahet, ujitet dhe t’i kushtohet kujdes.

Mos harro se i Derguari jone, Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka gjetur kohe te shkoje ne shkretetire dhe te garoje me bashkeshorten e tij, Aishen. Ajo ne fillim e ka fituar ate, mirepo me vone, pasi kishte shtuar pak ne peshe, ai kishte filluar ta fitoje ate.

Mos harro se do te shperblehesh nga Allahu, subhanehu ve te’ala, per cfaredo emocioni qe ia tregon bashkeshortes tende. Per kete Muhamedi, sal-lalhu alejhi ve sel-lem, ka thene: “…madje edhe ushqimin qe e vendos ne gojen e gruas se tende eshte sadaka..”.

Asnjehere mos e nencmo rendesine e gjerave qe, ne shikim, duken te vogla, sic eshte vendosja e ushqimit ne gojen e bashkeshortes, hapja e deres se vetures, etj. Mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, zakonisht ka zgjatur kemben (gjunin) per t’i ndihmuar gruas se tij te hyp ne deve.

Perpiqu te gjesh kohe qe te dy te faleni se bashku. Perforcimi i lidhjes ndermjet juve dhe Allahut, subhanehu ve te’ala, eshte garanca me e mire se lidhja juaj martesore cdohere do te jete e forte. Paqja dhe rahatia me Allahun, subhanehu ve te’ala, cdohere do te rezultoje me paqe dhe rahati ne shtepi.

Mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ka lavderuar ciftet bashkeshortore qe jane zgjuar per te falur namaz nate se bashku. Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, madje edhe ka nxitur ate qe zgjohet me heret te zgjoje bashkeshortin/bashkeshorten edhe nese eshte e nevojshme, duke ia lagur ftyren me uje.
Cdohere mundohu te jesh sa me i mire me gruan ne fjale dhe ne vepra. Fol me te, buzeqeshi, kerko keshillen e saj, kerko mendimin e saj, kalo kohe te mire me te dhe mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thene: “me te miret prej jush jane ata qe jane me te mire me grate e tyre”.

[u]

Dhe me ne fund, eshte e zakonshme qe bashkeshortet pohojne se i duan dhe i nderojne bashkeshortet e tyre deri ne vdekje. Besoj se ky pohim eshte i mire, madje i shkelqyeshem, mirepo nuk mjafton vetem kjo! Nuk mjafton vetem ta duash gruan. Duhet te duash ate qe ajo e do. Familjen e saj, te afermit e saj duhet te behen edhe te afermit e tu. Mos u be si nje mik i imi i cili ishte deshpruar se prinderit e bashkeshortes do t’i vinin mysafire per disa jave. Ai drejt dhe thjesht i kishte thene bashkeshortes “Nuk i dua prinderit e tu”. Natyrisht, ajo me mllef e ka shikuar drejt ne sy dhe i ka thene “As une nuk i dua prinderit e tu”…
Poashtu, nuk mjafton ta duash ate deri ne vdekje. Dashuria nuk duhet te perfundoje asnjehere dhe ne besojme se ka jete pas vdekjes ku ata qe kane bere vepra te mira ne kete bote do te bashkohen me bashkeshortet (Sureja Al-Zukhruf: 70)…

Shembulli me i mire ne kete kuptim eshte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dashuria e te cilit per Hatixhen, bashkeshorten e tij per 25 vjet eshte zgjeruar dhe ka perfshire te gjithe ata qe ajo i ka dashur, dhe ka vazhduar edhe pas vdekjes se saj. Kishin kaluar shume vjet nga vdekja e saj dhe ai asnjehere nuk e harroi ate, dhe cdohere qe priteshte ndonje edh (kurban) ne shtepine e tij, ai do te dergonte nje pjese familjes se Hatixhes, radijallahu anha…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Gruaja jote eshte e gjithe bota per ty
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: