Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Apple rimodelon MacBook Pro

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Apple rimodelon MacBook Pro Empty
MesazhTitulli: Apple rimodelon MacBook Pro   Apple rimodelon MacBook Pro I_icon_minitimeThu Feb 19, 2009 4:09 pm

Apple rimodelon MacBook Pro 30b37t1

MacBook Pro, 15 inç, është ridizenjuar totalisht. “Arkitektura njëtrupore” e Apple ndërton kompjuterët nga një pjesë e vetme alumini, e cila sipas kompanisë zvogëlon gabimet në ndërtim. Dizajni është gjithashtu më i lehtë për t’u servisuar.

Kemi parë modelin 2.53 GHz Core 2 Duo me 4GB DDR3 RAM dhe harddisk 320GB, me 5400 rpm. Portet, duke përfshirë gigabit ethernet, FireWire 800, dy USB, audio, hyrje dhe dalje, si dhe portin për ExpressCard/34, janë në anën e majtë. SuperDrive dhe Kensington, vendi për mbyllje gjenden në anën e djathtë. Me një peshë minimale prej 5.5 pound, është rreth 1 onc më i rëndë se modeli i vjetër.
Monitorin e gjerë 15.4 inç me rezolucion 1440-me-900 piksel, është kënaqësi ta shohësh. Brenda ka nVidia Hybrid SLI me dy GPU (njëri në pllakën amë, tjetri i veçantë). Mund të kaloni nga njëri tek tjetri për performancë më të mirë video ose kohëzgjatje më të mirë të baterisë.

Ka arritur një rezultat të respektueshëm, prej 93 pikësh në testin tonë WorldBench 6, falë nVidia GeForce 9600GT M GPU. Kohëzgjatja e baterisë është e ndërlikuar. Ne realizojmë testet tona në Windows, që do të thotë se nuk kemi mundur të testojmë MacBook në opsionin për kursimin e baterisë. Me konsum maksimal punoi për 1 orë e 45 minuta.
Paneli i lëvizjeve me madhësi prej 4.13-me-3-inç luan rolin e butonit. Është aq i madh sa që do të mësoheni të përdorni gjeste me duar në vend të gishtit për drejtim të kursorit. Sa i përket tastierës, tastet e sheshta përshtaten shumë mirë dhe pranojnë shumë shpejt komandat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Apple rimodelon MacBook Pro
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Apple rimodelon MacBook Pro

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: