Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Toshiba paralajmëron sfiduesin e iPhone

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Toshiba paralajmëron sfiduesin e iPhone Empty
MesazhTitulli: Toshiba paralajmëron sfiduesin e iPhone   Toshiba paralajmëron sfiduesin e iPhone I_icon_minitimeMon Feb 16, 2009 12:46 pm

Toshiba paralajmëron sfiduesin e iPhone 7146yf

Para flusksit të shpalljeve të celularëve që do të bëhen gjatë kësaj jave në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, kompania ka paralajmëruar modelin e saj TG01 që do të jetë edhe sfidues i iPhone. Modeli i Toshishiba-s TG01 është një celular touch-screen (me mundësi operimi përmes gishtave) me super rezolucion të madh.

I caktuar të dalë në treg gjatë kësaj vere, TG01 do të ketë ekran 4.1 inç me rezolucion 800x400 pixel. Ky celular po ashtu do të ketë edhe GPS, multimedia Wi-Fi dhe do të punojë në rrjetin 3G. I bazuar në Windows Mobile 6.1, modeli TG01 do të ketë edhe ndërfaqen duke përfshirë edhe inovacione.
Ju do të mund t’i përgjigjeni një telefonate thjeshtë duke e shkundur telefonin tuaj, apo ju mund të kaloni nga një aplikacion në tjetrin duke e anuar pak telefonin.

Toshiba do të ketë bateri 1000mAh e cila mund të qëndrojë deri në 11 ditë dhe bisedë deri në 5 orë. TG01 do të ketë 512MB memorie të brendshme, mundësi për ta shtuar memorien deri në 32GB, ram memorie prej 250MB dhe kamerë me 3.2 megapixel.

Funksionet tjera multimedia të TG01 janë edhe MPEG4 dhe WMV videot, MP3, AAC, AAC+, AMR, AMR-WB, WMA dhe WAV audio. Celulari do të jetë i mundshëm në dy ngjyra (të bardhë dhe të zezë), ndërsa akoma nuk është bërë e ditur se cila kompani e telefonisë do ta ofrojë atë si dhe me çfarë çmimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Toshiba paralajmëron sfiduesin e iPhone
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dy Tecra të reja nga Toshiba
» Toshiba ofron garancion të veçantë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: