Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Facebook zhvendoset në celularë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Facebook zhvendoset në celularë Empty
MesazhTitulli: Facebook zhvendoset në celularë   Facebook zhvendoset në celularë I_icon_minitimeFri Feb 13, 2009 3:46 pm

Facebook zhvendoset në celularë 2rha5iq

Shërbimi më i popullarizuar për shoqërim, Facebook, që një kohë të gjatë mund të përdoret në pajisjet të cilat mbështesin nevojën për shërbimet e këtij lloji, mirëpo përfaqësuesit e këtij rrjeti shoqëror kanë plane më të mëdha për zhvendosjen e Facebookut në celularë.


Përfaqësuesit e Facebook aktualisht janë në negociata me Nokian finlandeze. Sipas marrëveshjeve të pavërtetuara, përdoruesit e Facebook të cilët posedojnë celularë të këtij prodhuesi automatikisht do të shihnin statuset online të miqve të tyre, të cilët janë të ruajtur në adresarin e celularit. Në të njëjtën kohë, nëpërmes celularit do të mund të dërgojnë porosi apo komente në faqet e tyre në Facebook.

Pjesa financiare e marrëveshjes e cila është në vazhdim e sipër nuk janë zbuluar, derisa asnjëra prej kompanive nuk ka dëshiruar të komentojë këtë çështje.

"Facebook punon në bashkëpunim me operatorët mobil në mbarë botën në mënyrë që të integrojmë sa më mirë shërbimet e tij me pajisje përkatëse", është e vetmja gjë që u ka deklaruar mediave zëdhënësja e këtij shërbimi Brandee Barker.

Në anën tjetër, ka shumë thashetheme të cilat flasin se Facebook bashkëpunon ngushtë edhe me Palm e Motorola që shërbimin e vet ta ofrojë edhe në pajisjet e tyre.


facebook.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Facebook zhvendoset në celularë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Facebook çdoherë e më i popullarizuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: