Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Keshilla per të ardhmen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Keshilla per të ardhmen Empty
MesazhTitulli: Keshilla per të ardhmen   Keshilla per të ardhmen I_icon_minitimeWed Mar 03, 2010 5:29 pm

Shëndeti:

1. Pi shumë ujë.
2. Mëngjesin haje sikur mbret, drekën sikur princ, e darkën sikur lypës.
3. Ha më shumë ushqime që rriten në drunj dhe në pemë e më pak ha ushqime që rriten në fabrika…
4. Jeto me 3 E-ja – Energji, Entuziazëm, Ndjeshmëri (Empathy).
5. Gjej kohë për lutje dhe Namaze nafile. ( farzet duhen patjetër )
6. Luaj më shumë.
7. Lexo më shumë libra se që ke lexuar në vitin 2009.
8. Ulu në qetësi së paku 10 minuta për çdo ditë.
9. Flej 7 orë.
10. Për çdo dite ec 10-30 minuta dhe kur të ecësh buzëqesh.


Personaliteti:

11. Mos e krahaso jetën tënde me të të tjerëve. Nuk keni ide sa kanë hequr ata për të arritur deri aty.
12. Mos krijo mendime negative për gjërat që nuk mund t’i kontrollosh.
Në vend të kësaj investoje energjinë tënde në momentin pozitiv të
tanishëm.
13. Mos tejkalo. Mbaji kufijtë e tu.
14. Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush nuk e merr.
15. Mos e humb energjinë tënde të çmuar në thashetheme.
16. Ëndërro më shumë kur je zgjuar.
17. Lakmia është e përkohshme. Ti i ke të gjitha që të duhen.
18. Harroji gjërat nga e kaluara. Mos ia kujto askujt gabimet e tij/saj
nga e kaluara. Kjo do të shkatërrojë lumturinë tuaj të momentit.
19. Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar duke i urryer të tjerët. Mos i urrej njerëzit.
20. Bëj paqe me të kaluarën tënde ashtuqë të mos e dëmtosh të tashmen.
21. Askush nuk është i detyruar për lumturinë tënde, përveç teje.
22. Realizoje jetën sikur ajo të jetë shkollë dhe ti të jesh këtu për
të mësuar. Problemet janë thjesht pjesë të programit mësimor që shfaqen
dhe zhduken sikur mësimet e algjebrës, por mësimet që mëson do të
mbesin përjetë.
23. Buzëqesh më shumë
24. Nuk ke nevojë ta fitosh çdo argument. Pajtohu me mospajtimin…


Shoqëria:

25. Kontaktoje familjen tënde sa më shpesh.
26. Çdo ditë jepju nga diçka të tjerëve.
27. Fali të gjithë për gjithçka.
28. Kalo më shumë kohë me njerëzit e moshës mbi 70 vjet dhe nën 6 vjet.
29. Përpiqu t’i bësh të qeshin së paku tre njërëz në ditë.
30. Çka mendojnë të tjerët për ty nuk është punë e jotja.
31. Vendi yt i punës nuk do të mërzitet për ty kur të jesh sëmurë. Miqtë e tu po. Mbaje kontaktin me ta.


Jeta:


32. Bëji gjërat e duhura!
33. Lirohu nga çdo gjë që nuk e nevojshme, nuk është e bukur dhe që nuk të jep kënaqësi.
34. ZOTI shëron gjithçka.
35. Cilado situatë, e mirë ose e keqe, do të ndryshojë.
36. Pavarësisht se si ndihesh, ngrihu, vishu dhe duku.
37. Më e mira ende nuk ka ardhur.
38. Kur zgjohesh në mengjës i gjallë, falënderoje ZOTIN për këtë.
39. Brendësia jote duhet të jetë gjithmonë e lumtur, prandaj bëhu i/e lumtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Keshilla per të ardhmen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Këshilla të Përgjithshme-
Kërce tek: