Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Falënderimet i takojnë All-llahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të Vetmit që i takon adhurimi.
Bekimet, dëlirësia dhe begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij, sa të jetë jeta.
Profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka thënë që të transmetojmë prej tij qoftë edhe një fjalë!
Pasi ta lexosh këtë fjalë të tij dhe të shohësh se është shumë interesante, dërgojua edhe miqve tu!
Imagjino shpërblimet e mëdha që mund të marrësh nga kjo punë!
Mjafton qëllimi dhe ta nisësh me BISMIL-LAH!
Mos lejo që shejtani të fut dyshim në kokën tënde, ta lexosh këtë hadith dhe ta lësh anash, duke të thënë ai i mallkuar që e dërgon pas pak çasteve...
Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibn Kaj-jim [radijall-llahu anhu], me titullin “El-Vabilu-Saj-jib”.
Thotë Ibn Kajjimi [radijall-llahu anhu]:
“Ky është hadith madhështor, me pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojshmërinë e krijesave për të...
Ky është hadithi i Seid ibn Musej-jibit, nga AbduRrahman ibn Semurah ibn Xhundub, i cili thotë:
“Doli një dite prej ditëve Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e ne ishim te kopshti i “Suf-fes” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:
“Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’i marrë shpirtin...
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij.
Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit...
E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët...
E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e All-llahut dhe ia largon shejtanët prej tij.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit...
E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar. Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej...!
E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostitin me ujë, sa që ai e shlyen etjen që e kishte kapluar.
Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë Pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)...
Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej...!
E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunupllëku, e marrin për dore dhe e ulin pranë meje, mexhlisit tim.
Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij errësirë.
E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte...
E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të prushit...
E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe bëhet mbulesë mbi kokën e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij...
E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: “O besimtarë! Ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”
E i flasin atij besimtarët dhe e takojnë atë, e edhe ai i takon ata.
Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)...
E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.
Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar...
Midis tij e Zotit kishte pengesë...
E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e All-llahut!
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij...
E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga All-llahu dhe e merr Librin dhe e vendos nga ana e djathtë e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet) dhe ia rëndojnë peshoren e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehennemit...
E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së All-llahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhennet.
Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr...
E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej All-llahut dhe e shpëton atë nga Zjarri.
Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit...
Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë...
E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për All-llahun dhe ia qetëson dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhennet.
Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit. Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë kacavirrej...
> >
> > E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.
Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhennetit...
E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhennet...!
E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia “La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë, përveç All-llahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhnenet.”
E transmeton këtë hadith Hafiz Ebu Musa el-Medenij-j në librin e tij “Tergib fa hisal el-munxhij-jeh ve terhib minel-hilal el-merdij-jeh”, kurse librin e tij e ka ndërtuar në bazë të shpjegimit të këtij hadithi. Dhe ka thënë për këtë hadith: “Ky Hadith është Hasen xhid-den (shumë i mirë). E transmetoi nga Seid ibn Musej-jibi, Amr ibn Azer, Alij ibn Zejd ibn Xhud’an dhe Hilal Ebu Xhebeleh. Ka qenë Shejhu i Islamit, Ibn Tejmij-jeh [radijall-llahu anhu], i cili e madhështonte shumë këtë hadith, e më ka ardhur mua prej tij se ai ka thënë: “Argumentet e vërtetësisë janë të dukshme për këtë hadith.”
Vëlla dhe motër!
Shpërndaje këtë hadith.
Mos e privo veten tënde dhe mua nga sevapi dhe shpërblimi i madh!Rëndoje peshoren e punëve të mira Ditën e Gjykimit.