Disa nga shpikjet më të rëndësishme janë bërë nga muslimanët
1. Kirurgjia - Afër 1000 vjet p.e.s doktori i famshëm Al
Zahraëi e publikoi enciklopedinë ilustrative për kirurgji prej 1500
faqesh, e cila në Evrope u përdor për 500 vjetët e ardhshëm. Al Zahraëi
njihet edhe me disa nga operacionet e para që janë bërë.
2. Kafe - Pija pa të cilën shumica e njerëzve nuk mund të
kalojnë ditën, për herë të parë u paraqit në Jemen. Gjate ditëve të
punës është pirë për të ndihmuar njerëzit të jenë të zgjuar gjatë
lutjeve të natës. Pastaj e kanë transferuar në Kajro dhe është përhapur
shum ë shpejt nëpër vendet muslimane. Në shekullin e 13 ka arritur në
Turqi ndërsa në Evropë në shekullin e 16 nëpërmjet tregtarëve venecian.
3. Makinat Fluturuese - Shpikësi Abbas ibn Firnas ka qenë
njeriu i parë i cili ka bërë një send i cili me të vërtet ka fluturuar.
Në shekullin e 9 ai ka dizajnuar një konstruksion i cili ka ngjarë në
një zog. Në përpjekjen e tij të famshme afër Kordobes së Spanjës ai ka
fluturuar, por për një kohë të shkurtër është rrëzuar dhe ka vrarë
shpinën. Dizajni i tij ka qenë inspirim për zbuluesin dhe artistin
italian Leonardo Da Vinçi.
4. Universiteti - Në vitin 859 princesha Fatima al-Fihri
ka hapur universitetin e parë i cili ka dhënë diploma në qytetin Fezu
të Marokos. Motra e saj e cila ka hapur një xhami të cilën e kanë
shfrytëzuar edhe si shkollë. Sot, pas 1200 vjet ende funksionon, vetëm
për të rikujtuar njerëzit se dituria dhe shkollimi është një traditë
muslimane.
5. Algjebra - Ky term vjen nga traktati matematikor i
Persisë me emrin "Kitab al-Jabr Ëa I-Mugabala" e cila ka lindur në
shekullin e 9. E ndërtuar sipas sistemit Hindu dhe Grek, algjebra ka
qenë sistemi i vetëm për numra dhe gjeometri.
6. Optika - Shumë nga zbulimet që kanë të bëjnë me optikën
vijneë nga bota muslimane. Rreth vitit 1000 al-Hatiham ka vërtetuar se
njerëzit shohin objektet nga reflektimi që bën drita në to dhe shkon te
syri i tyre. Me atë ai ka zbuluar teoritë e Euklidit dhe Ptolomejit të
cilët kanë menduar se vet syri i njeriut emiton dritën.
7. Brusha e dhëmbëve - Thuhet se Muhammedi salAllah alejhi
ue selem vet është ai i cili i pari e ka popullarizuar përdorimin e
brushës së dhëmbëve rreth vitit 600. Duke përdorur degën e një peme të
quajtur Meswak, ai ka pastruar dhëmbët dhe ka freskuar frymën.
Substanca të ngjashme me Meswak sot përdoren në pastat e dhëmbëve.
8. Lost - Shumë nga gjërat qe përdoren në automatiken
moderne, për herë të parë janë shfrytëzuar në vendet muslimane. Duke
kthyer lëvizjen rrotulluese në linare losti ka mundësuar ngritjen e
lehtë të sendeve të rënda. Kjo teknologji është zbuluar nga Al-Jazari
në shekullin e 12, dhe për një kohë të shkurtër është përhapur në
gjithë botën.
9. Spitali - Spitalet të cilat i njohim sot, me personel
dhe salla speciale vinë nga Egjipti (Shekulli i 9). Qendra e parë e
këtij lloji ka qenë spitali Ahmad ibn Tulun e hapur në vitin 876 në
Kajro. Ky institucion ka siguruar shërim falas për të gjithë të cilët
kanë qenë të nevojshme, e cila është bazuar në traditën muslimane në të
cilën duhet të kujdesesh për të sëmurët. Nga Kajroja këto qendra pastaj
janë përhapur në vendet muslimane.