Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pastërtia dhe bukuria janë dy cilësi të muslimanit të vërtetë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Pastërtia dhe bukuria janë dy cilësi të muslimanit të vërtetë Empty
MesazhTitulli: Pastërtia dhe bukuria janë dy cilësi të muslimanit të vërtetë   Pastërtia dhe bukuria janë dy cilësi të muslimanit të vërtetë I_icon_minitimeThu Feb 11, 2010 11:13 am

Kam vënë re tek shumë njerëz se lënë pas dore trupin e tyre. Disa prej tyre nuk e pastrojnë gojën me kruajtëse pas të kenë ngrënë, disa të tjerë nuk i pastrojnë duart nga aromat e ushqimeve, disave as nuk i bie ndërmend që të përdori misvakun, disa të tjerë nuk përdorin parfum, ndërsa disa të tjerë nuk kujdesen fare as për sqetullat dhe e gjitha kjo kthehet në të meta fetare dhe të kësaj bote.

Përsa i përket fesë, ajo e ka urdhëruar besimtarin që të pastrohet dhe të marrë gusël ditën e xhuma, për arsye se ai do të përzihet me njerëzit. Ajo e ka ndaluar muslimanin që futet në xhami nëse ka ngrënë hudhra, kurse Legjislacioni Islam e ka urdhëruar që të pastrojë qimet e poshtme dhe me plot veprime të tjera që i përkasin etikës. Ai që i braktis këto, në të vërtetë ka braktisur një sunet të sheriatit, madje nëse këto neglizhime thellohen më tej, ato shkaktojnë prishjen e adhurimit, si shembulli i atij që lë thonjtë e tij pa prerë, duke mbledhur poshtë tyre aq shumë papastërti, saqë arrijnë të nadalojnë depërtimin e ujit gjatë abdesit.

Kurse përsa i përket dynjasë, kam pare një grup njerëzish mospërfillës ndaj vetes së tyre që kërkojnë ndihmën e Allahut në fshehtësi, kurse neglizhenca u ka shkaktuar mospërfilljen ndaj vetes dhe u ka imponuar paditurinë për atë që po u ndodh. Kështu që kur të fillojnë të kërkojnë ndihmë në fshehtësinë e tyre, unë do të kem mundësi të largohem prej tyre, sepse ata qëndrojnë në fshehtësi, pa gjetur telashe nga era e gojës së vet. Ka mundësi që shumica e tyre, deri në çastin që janë kujtuar (për pastërtinë), nuk i kanë kaluar kurrë gishtat e tyre nëpër dhëmbët e vet.
Kjo gjendje shkakton domosdoshmërisht largimin e gruas, e cila ndoshta nuk ka dëshirë t`ia kujtojë burrit të saj një gjë të tillë, duke e bërë që të largohet prej tij.

Ibn Abasi r.a thoshte: “Unë dëshirojë që të zbukurohem për gruan, ashtu siç dëshiroj që ajo të zbukurohet për mua.”

Ka disa njerëz që thonë: “Kjo do të thotë të luash rolin”, fjalë e cila është e pavend. Allahu (xh.sh) kur na krijoi, na zbukuroi, sepse edhe syri ka pjesën e tij të kënaqësisë kur shikon dhe ai që e sheh me vëmendje qepallat e syrit, vetullat dhe renditjen e bukur në krijim, do të mësojë se Allahu e ka zbukurar njeriun.
I Dërguari i Allahut (a.s) ishte njeriu më i pastër dhe më i mire, ku në një hadith thuhet se ai i ngrinte duart e tij lart, derisa i dukej e bardha e sqetullave, kur këmba e tij zbulohej papritmas, ajo dukej si e brendshmja e një palme, nuk e ndante misvakun dhe nuk i pëlqente që të tjerët të nuhatnin erë të keqe prej tij.

Në një hadith të saktë që transmetohet nga Enesi thuhet: “Allahu nuk ka pakësuar me të bardhat (thinjat) asgjë nga bukuria e tij.”

Disa njerëz të urtë kanë thënë: “Kush e pastron rrobën e tij, i pakësohet shqetësimi dhe kush mban erë të mire, i shtohet mendja.”

I Dërguari i Allahut (a.s) u thoshte shokëve të vet: “çfarë ju ka gjetur që futeni tek unë me dhëmbë të verdhë? Përdorni misvakun.”

Falja që paraprihet me misvak është më e vlefshme se falja që nuk shoqërohet me të. Njeriu i pastër sillet mire me veten e tij dhe e lartëson vlerën e saj.

Njerëzit e urtë kanë thënë: “Kush zgjat thonjtë e tij, i shkurtohet dora.”
Njeriu qëndron më pranë zemrave të njerëzve dhe shpirrtat e duan për pastërtinë dhe aromën e tij të mire. I Dërguari i Allahut (a.s) e pëlqente erën e mire. Njeriu e bën gruan e tij të ndihet mire me të, kur ai është i pastër dhe i parfimosur, sepse grate janë shoqërueset e burrave. Ashtu si burri që nuk pëlqen diçka te gruaja e tij, edhe gruaja nuk pëlqen te burri i saj disa gjëra. Ndodh që burri të bëjë durim për gjërat që nuk i pëlqejnë tek gruaja e tij, kurse ajo ndodh që nuk e bën një gjë të tillë.

Kam parë një grup prej atyre që pretendojnë se janë zahidë, por që ishin njerëzit më të papastër, e kjo për arsye se dija e tyre nuk kishte arritur t`i formonte.

Përsa i përket asaj që tregohet për Daud Tain, se i është një here: “Ah, sikur ta krihje një here mjekren”, dhe ai ishte përgjigjur: “Jam shumë i zënë për t`u mare me të”, kjo fjalë del prej një njeriu që ndjen keqardhje për moszbatimin e synetit, duke treguar për hutimin e tij ndaj vetevetes nga frika e madhe që ka për Botën tjetër dhe nëse do të kujtohej për një gjë të tillë, me siguri që do ta bënte. Për këtë arsye, gjendja e njerëzve të hutuar nuk mundet të merret për argument.

Ai që vëren me kujdes veçoritë e të Dërguarit të Allahut (a.s) do të shohë se ai (a.s) ishte i plotë, si në dije ashtu edhe në vepra. Ai (a.s) duhet të jetë shembulli ynë dhe ai (a.s) është argumenti që ngrihet para krijesave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Pastërtia dhe bukuria janë dy cilësi të muslimanit të vërtetë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: