kujt1m Admin/WebMaster
Numri i postimeve : 264 Join date : 11/10/2008
| Titulli: Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja? Tue Jan 26, 2010 9:12 pm | |
| Një ditë i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tek qëndronte me shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i ka pyetur duke filluar me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të:
Çfarë të pëlqen prej dynjasë?
Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: të qëndruarit pranë teje, të shikuarit në ty dhe harxhimi i pasurisë sime për ty.
Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të:
Po ty, o Umer?
Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: urdhërimi në të mirë edhe nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja edhe nëse është haptazi dhe thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur.
Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të:
Po ti, o Uthman?
Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: ushqyerja e të varfërve, përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën kur njerëzit janë në gjumë.
Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të:
Po ty, o Ali?
Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: nderimi i mysafirit, agjërimi në verë dhe goditja e armikut me shpatë.
Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun:Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në këtë botë?
Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: në këtë botë më pëlqejnë tri gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e pyeti se pse?
Ai iu përgjigj: më pëlqen uria që të më zbutet zemra, më pëlqen sëmundja që të më shlyhen gjynahet dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin tim.
Më pas i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tha: më pëlqejnë nga kjo dynja tri gjëra: parfumi, gratë dhe kulmimi i kënaqësisë sime është namazi.
Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua më pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e amanetit dhe dashuria ndaj të varfërve.
Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha: Allahu i Lartësuar ju dërgon selam dhe thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha e cila është e lagur me të përmendurit e Allahut, zemra e bindur ose e nënshtruar dhe trupi i cili sprovat i duron.
Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim!
__________________
Ka thënë pejgamberi s.a.v.s: "Nuk do të pushoj së egzistuari i një grupe (Taifah), prej umetit tim, që do ta zbatoj urdhërin e Allahut. Ata janë të padëmtuar prej atyre që i tradhtojnë ata apo i kundërshtojnë ata, derisa të arrijë qështja e Allahut duke qenë ata dominues ndaj njerëzve. "- transmetuar prej Muslimit. | |
|