Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Endërr e habitshme e Pejgamberit tonë (Alejhi Salatu Ue Selam)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Endërr e habitshme e Pejgamberit tonë (Alejhi Salatu Ue Selam) Empty
MesazhTitulli: Endërr e habitshme e Pejgamberit tonë (Alejhi Salatu Ue Selam)   Endërr e habitshme e Pejgamberit tonë (Alejhi Salatu Ue Selam) I_icon_minitimeSun May 10, 2009 1:57 am

Thotë Ibn Kajimi (r.a):
"Në këtë Hadith madhështorë, me pozit të lartë, që duhet cdo musliman ta mësojë përmendesh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith e nevojshmërin e krijesave për të...


KY është Hadithi i Seid ibn Musej-jibit nga AbduRrahman ibn Semurah ibn Xhundub i cili thotë:
" Doli një ditë prej ditëve Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) e në ishim te kopshti i "suf-fes" në Medine. U ngrejt në këmbë e tha:

" Me të vërtet unë mbrëme pashë (një ëndërr) të habitshme.

1) Pashë një person nga Ymeti im që ju prezantua atij Meleku i Vdekjes për tia marrur shpirtin atij...Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve dhe e largojë Melekun e Vdekjes prej tij...

2) Pashë një person nga Ymeti im që ishte përfshire nga dënimi i Varrit..E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrur dhe e shpëtojnë atë nga ai dënim...

3) Pashë një person nga Ymeti im që e frikësonin atë Shejtanët...E i vjen (në ndihmë ) atij Përmendja e Allahut dhe ja largon Shejtanët prej tij...

4) Pashë një person nga Ymeti im që e friksonin atë Melaiket e Dënimit...E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre ...

5) Pashë një person nga Ymeti im që etja e kishte përvëluar...Sa herë që bënte tiu afronte ndonjë pëllgu me ujë...largohej prej tij e u pengonte...E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostisin me ujë sa që ai e shlyen etjen që e kishte kapluar...

6) Pashë një person nga Ymeti im, e pashë Pejgamberanët të ulur nëpër grupe (mexhlise) sa bënte ky njeri tiu afronte ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhlisëve...largohej prej tyre u pengonte...E i vjen (në ndihmë) atij Gusulli i marrur nga xhunupllëku e marrin prej dore dhe e ulin pran meje...mexhlisit tim...

7) Pashë një person nga Ymeti im që përpara tij kishte errësirë...prapa tij ishte errësirë...nga e djathta e tij ishte errësirë...nga e majta e tij ishte errësirë...sipër tij errësirë...e poshte tij errësirë...E ai rrinte i shashtisur (nuk dinte të lëviste) nga të ikte...E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer...dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë...

Cool Pashë një person nga Ymeti im që me duart e tij ju runate flakëve të zjarrit e prushit të tij...E i vjen (në ndihmë) atij Sadekaja e dhënë...e bëhet pënges midis tij e zjarrit dhe bëhet mbules mbi koken e tij...

9) Pashë një person nga Ymeti im që i fliste Besmitarëve e ato nuk i flisnin atij...E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja e farefisit e i thotë besimtarëve:" O besimtarë...ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta...E i flasin atij Besimtaret dhe e takojnë e ai i takon ato...

10) Pashë një person nga Ymeti im që e friksonin atë Zebanijet (melaiket e zjarrit) E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë e ndalimi për keq që ai kishte bërë në dynja...dhe e vendosin tek Melaiket e mëshires...

11) Pashë një person nga Ymeti im të gjunjëzuar ,Midisi tij e Zotit kishte penges...E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore dhe e fut në audjencën e Allahut ...

12) Pashë një person nga Ymeti im që libri kur i zbret i vjen nga e majta e tij...E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr librin dhe e vendos nga ana e djathtë e tij...

13) Pashë një person nga Ymeti im që ju pakësua pëshorja e punëve të mira ...E i vjen (në ndihmë) atij fëmijtë (pasardhësit e tij) qe ai kishte edukuar mirë (sic duhet) dhe ja rëndojnë pëshoren e tij...

14) Pashë një person nga Ymeti im që qëndronte në këmbë buze zjarrit të xhehenemit...E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës se tij)...dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhennet...

15) Pashë një person nga Ymeti im të hidhet në Zjarr...E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri...

16) Pashë një person nga Ymeti im që ishte në këmbë të Ures se Siratit...e dridhej si gjethet e palmës nga stuhija e fortë...E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pas për Allahun dhe ja qetësojnë dridhjet...e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhennet...

17) Pashë një person nga Ymeti im që zvarritej mbi Uren e Siratit...nga një herë ecte në këmbë nga një herë binte nga një herë ecte këmba dorazi e nga një herë kacavirrej...E i vjen (në ndihmë) atij Salavatet që ai ka rënë mbi mua...dhe e cojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë...

18) Pashë një person nga Ymeti im që arrin deri tek portat e Xhennetit...e dyert e saj i mbyllnin pa e lënë atë të futet në Xhennet...E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmija "La ilahe il-la Allah" Ska Zot të vërtet përvec Allahut...dhe ja hapin dyert dhe ai futet në Xhennet..."

E transmeton këtë Hadith Hafiz Ebu Musa el-Medenij-j në librin e tij "Tergib fa hisal el-munxhij-jeh ve terhib minel-hilal el-merdij-jeh" e librin e tij e ka ndërtuar në bazë të shpjegimit të këtij hadithi...e ka thënë për këtë hadith..."Ky Hadith është Hasen xhid-den...(shumë i mirë) e transmetoi nga Seid ibn Musej-jibi ,Amr ibn Azer...Alij ibn Zejd ibn Xhud`an...dhe Hilal Ebu Xhebeleh...
Ka qënë Shejhu i Islamit Ibn Tejmij-jeh (Zoti ja shejnteroftë Shpirtin) e madhështonte shumë këtë Hadith...e me ka ardhur mua prej tij se ai ka thënë "Argumentet e vërtetësis janë të dukshme për këtë Hadith"

Kaq ishte ajo që thotë ibn Kaj-jimi për këtë hadith...
Ju lej ta shijoni këtë hadith ashtu të lirë....duke ju kujtuar atë bejten që përmend Imam Nevevij-ju në fillim të librit të tij "rijadu-salihin"
Ine lilahi ibaden futana...taleku dunja...e deri sa thotë...
Ve Tehadhu salihal E`amali fiha Sufuna....
që do të thotë...Me të vërtet Allahu ka në këtë bote njerëz që e Adhurojnë atë,që me dynjan ato janë ndarë...E punet e mira i kanë marrë si Anije për të kaluar uqeanët e pëngesave...
Këshilla ime ishte vetëm kjo....Shtoni nga këto punë që do të bëhen ndihmës për të shpëtuar atë ditë ....që kush humb, humb për gjithmonë,e kush fiton e shpëton fiton e shpëton përgjithmon,


------------------------
Ky Hadith është i marrur nga libri i Dijetarit Ibn Kaj-jim (r.a)

Me titull "el-Vabilu-Saj-jib"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Endërr e habitshme e Pejgamberit tonë (Alejhi Salatu Ue Selam)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Hadith-
Kërce tek: