Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Prezantohet Foxmark, shtesa për Firefox, vegël për fjalëkalimet dhe ruajtjet e sigurisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Prezantohet Foxmark, shtesa për Firefox, vegël për fjalëkalimet dhe ruajtjet e sigurisë Empty
MesazhTitulli: Prezantohet Foxmark, shtesa për Firefox, vegël për fjalëkalimet dhe ruajtjet e sigurisë   Prezantohet Foxmark, shtesa për Firefox, vegël për fjalëkalimet dhe ruajtjet e sigurisë I_icon_minitimeMon Mar 09, 2009 9:54 pm

Prezantohet Foxmark, shtesa për Firefox, vegël për fjalëkalimet dhe ruajtjet e sigurisë 2mw5sb8

Nëse jeni në mes të një grumbulli njerëzish që i besojnë shfletuesit Firefox për t’i ruajtur fjalëkalimet e uebfaqeve të tyre, siç jam edhe unë, ja ku mund të gjeni diçka shumë interesante. Tashmë shtesa e shpërndarë Foxmark ka një veçori për sinkronizimin dhe ruajtjen efektive me “backup” të fjalëkalimeve, që shfletuesi ruan në mënyrë të ngjashme si bookmarks.


Vendoseni Foxmark në atë mënyrë që kur të shtoni uebfaqet e ruajtura (bookmark) në shfletuesin e punës, ajo automatikisht do t’i sinkronizojë të dhënat edhe në shfletuesin e shtëpisë, dhe e kundërta. Si shembull, nëse instaloni Firefox me shtesat e veta në një kompjuter të ri, mund t’i jepni informacionet llogarisë suaj të Foxmark dhe të gjitha të dhënat e zakonshme të bookmarks do të jenë në dispozicionin tuaj menjëherë. Po ashtu, mund të regjistroheni në my.foxmarks.com për të parë dhe organizuar uebfaqet tuaja të ruajtura. Edhe me sinkronizimin e fjalëkalimeve, punohet pak a shumë në të njëjtën mënyrë, veçse fjalëkalimet janë shumë më të ndjeshme se sa uebfaqet e ruajtura. Kështu, unë bëra disa kërkime për të parë nëse kompania ka marrë masat e duhura dhe mendimi im është se po. Për ju fillestarë, kur të aktivizoni sinkronizimin e fjalëkalimit që është ç’aktivizuar; aktivizojeni, shkoni te tools, Foxmark, Foxmark settings, programi do të kërkojë një numër personal identifikimi, për të vendosur emrin dhe fjalëkalimin në Foxmark.

Foxmark përdor një PIN që nuk është asgjë tjetër veçse një fjalëkalim. Ai përdoret për të enkriptuar fjalëkalimet e shfletuesit me enkriptimin 256bit AES, para se ato të dërgohen përmes lidhjes SSL me serverët e Foxmark. Firefox e ruan këtë PIN në kompjuterin tuaj (për të qenë të sigurt përdorni një Master password), por numri asnjëherë nuk dërgohet në Foxmark. Kur të vendosni Foxmark në një shfletues tjetër, duhet të pajiseni me PIN, në mënyrë që ta dekriptoni fjalëkalimin e sinkronizuar. Nëse harroni PIN-in, atëherë shkoni tek Foxmark settings në shfletuesin tuaj dhe rivendoseni një të ri. Por një hap i tillë, do të fshijë fjalëkalimet e tjera të ruajtura në serverët e Foxmark. Sidoqoftë, sapo ta vendosni një PIN të ri, Foxmark do ta risinkronizojë fjalëkalimin nga kompjuteri juaj. Nëse keni vendosur vetëm një shfletues për të punuar me Foxmark dhe për ndonjë arsye e humbni pa dashje atë shfletues; si pasojë nuk do të mund të rivendosni një fjalëkalim të ri nëse nuk ju kujtohet PIN-i. Po ashtu kontrollova edhe nëse versioni i ri i Foxmark ofron qasje nga uebfaqja e saj në fjalëkalimin tuaj, ashtu siç ofron qasje në uebfaqet tuaja të ruajtura (bookmarks). Megjithëse një qasje e tillë është e vyer për bookmarks management, kjo do të paraqesë një rrezik sigurie për fjalëkalimin. Nëse operoni me uebfaqen tuaj dhe keni vendosur WebDAV ose qasje FTP, mund ta përdorni serverin tuaj për të ruajtur bookmarks apo fjalëkalimet tuaja, në vend që t’ia dërgoni këto të dhëna Foxmark..Për më shumë informacione vizitoni find.pcworld.com/62085.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Prezantohet Foxmark, shtesa për Firefox, vegël për fjalëkalimet dhe ruajtjet e sigurisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Firefox 3.6 me vete sjell shumë përmirësime

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: