Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Videoeditorët shtojnë vegla online, si dhe opsione High-Def

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Videoeditorët shtojnë vegla online, si dhe opsione High-Def Empty
MesazhTitulli: Videoeditorët shtojnë vegla online, si dhe opsione High-Def   Videoeditorët shtojnë vegla online, si dhe opsione High-Def I_icon_minitimeWed Feb 25, 2009 1:35 am

Videoeditorët shtojnë vegla online, si dhe opsione High-Def Fxv3w1

Dëshironi të shikoni filmimet e mia? Kam versione për DVD, Blu-ray, YouTube, iPod dhe telefonë celularë. Falë Adobe Premier Elements 7 dhe Corel Video Studio Pro X2. Versionet më të reja të këtyre programeve për videoeditim lejojnë të zgjidhni formatin që ju duhet.Opsionet HD të Corel më tërhoqën më shumë se opsionet online të Adobe, por aplikacionet janë shumë afër njëri-tjetrit në konkurrencën e përgjithshme.

Premier Elements 7 mund të ngarkojë direkt në YouTube me kualitet më të lartë se versionet e mëhershme. Por Adobe është duke i shtyrë klientët e vet drejt destinacionit të vet online, Photoshop.com. Llogaria falas në Photoshop.com përfshin 2GB hapësirë falas dhe një URL personale.
Mund të rregulloni Premiere 7 që automatikisht të ruajë një kopje dhe pasi të ngarkohet mund të qaseni tek materialet nga cilido PC me lidhje interneti. Por mund të shikoni vetëm fotografitë online, për video duhet të shkarkoni klipet dhe t’i shikoni përmes programeve për shikim të videove që keni në PC.

VideoStudio Pro X2 ju lejon të ngarkoni direkt në YouTube dhe në mënyrë më të shpejtë se në versionet e kaluara. Avancimi më i mirë është përmirësimi i opsionit Smart Proxy për krijimin e versioneve me rezolucion të ulët të projekteve që të bëni editimiet, të aplikoni efekte dhe të shtoni meny, duke ju lejuar të editoni video high-def në kompjuterë jo aq të fuqishëm. Edhe pse do t’ju duhet të dilni për shëtitje kur sistemi vendos ndonjë skedar për krijim të videove, por ende ky është një kompromis i mirë.


Formatet HD dhe të tjera
VideoStudio importon HDV, AVCHD dhe BDMV (nga kamera me Blu-Ray) dhe i eksporton në formatet BDAV, BDMV dhe AVCHD. Premiere Elements 7 eksporton vetëm BDAV dhe BDMV.
Vegla e re në VideoStudio Pro X2 e quajtur Painting Creator ju lejon të krijoni dhe regjistroni shtresa në lëvizje për filmimet tuaja. Brenda dritares, klikoni një buton për të filluar regjistrimin dhe pastaj e ngjyrosni hapësirën (të zbrazët ose me kutia) ndërsa aplikacioni regjistron. Zbavitëse, por jo edhe aq e sofistikuar.
Kutitë dialoguese të VideoStudio dhe kontrollet e filtrimit dhe efekteve janë shtuar dhe janë më të lehta se kontrollet e Premiere Elements. Por unë preferoj që të shoh, të themi paraqitjen e kornizave në shiritin e kohës, që ta di me saktësi se ku kam bërë ndryshime, ashtu si Elements ofrojnë, ndërsa VideoStudio ju bën të hapni një kuti dialogu.

Aplikacioni i ri Smart Tag i Premiere Elements analizon klipet për të identifikuar ato që janë më të errëta, të mjegulluara ose jashtë fokusit. Pajtohem me vlerësimin e këtij aplikacioni dhe punon shpejtë.
Një mundësi tjetër e Elements që është Instant Movie, ju lejon të krijoni një film duke zgjedhur klipet, temën dhe lejoni aplikacionin të implementojë tranzicionet dhe efektet bazuar në atë temë. Nuk munda aq lehtë të gjej një temë që punonte mirë me klipet e mia.
VideoStudio Pro X2 ka më shumë opsione se sa Elements dhe veglat e VideoStudio janë më të lehta se të Elements. Por Elements ende kanë opsionin superior të shiritit të kohës. VideoStudio Pro X2 është zgjidhja më e mirë për njerëzit që kanë kompjuter jo aq të fortë, ndërsa Elements përshtatet për mrekulli tek ata që kanë sisteme të shpejta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Videoeditorët shtojnë vegla online, si dhe opsione High-Def
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Së shpejti Windows Mobile me hapësirë Online

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: