kujt1m Admin/WebMaster
Numri i postimeve : 264 Join date : 11/10/2008
| Titulli: Edhe dy risi nga HTC Wed Feb 18, 2009 9:48 pm | |
| Panairin e sivjetmë GSMA “Mobile World Congress” nuk e ka anashkaluar as prodhuesi më i madh i telefonave të mençur në botë, i cili publikut ia ka shfaqur dy pajisje të saj të reja.
HTC Touch Pro2 është pajisje rrëshqitëse e cila nën pjesën e poshtme përmban tastierë të plotë, e për dallim me modelin e mëhershëm të kësaj serie këndet e pajisjeve janë më sferike. Pajisja edhe më tutje vihet në funksion nga sistemi operativ Windows Mobile 6.1, mirëpo pamja TouchFLO 3D e HTC-së është përmirësuar edhe më tutje. Nga gjërat tjera theksojmë se HTC Touch Pro2 përmban ekran 3.6 inçësh të ndjeshëm në prekje, GPS, Wi-Fi, fotoaparat 3.2-megapikselësh, player multimedial e Bluetooth. Dimensionet e plota janë 116 x 59.2 x 17.25 milimetra, derisa peshon 175 gramë. Risia tjetër është në modelin HTC Touch Diamond2. Pajisja përmban ekran 3.2 inçësh të ndjeshëm në prekje, gjithashtu është avancuar pamja TouchFLO 3D e cila prej tani mundëson zmadhimin e zvogëlimin e përmbajtjeve të cilat paraqiten në ekran, fotoaparat 5 megapikselësh, GPS, Bluetooth, pranues të radiovalëve FM, me dimensione prej 107.85 x 53.1 x 13.7 milimetra, derisa pesha e këtij modeli është 117.5 gramë. | |
|