ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Edhe një seri ekologjike të televizorëve nga Sony

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: Edhe një seri ekologjike të televizorëve nga Sony   Tue Feb 17, 2009 4:37 pm



Për pranverën e këtij viti gjiganti i elektronikës shpenzuese ka përgatitur një seri të re të televizorëve nën brendin e njohur BRAVIA, e cila ofron deri në 30 për qind shpenzim më të ulët të energjisë së pajisjeve, duke ruajtur të gjitha karakteristikat e definicionit të plotë (Full HD) të pajisjes dhe kualitetin e fotografisë.


Modelet e reja nën brendin Sony BRAVIA vijnë me shenjat WE5, derisa mund të blihen me ekrane të diagonales 40, respektivisht 46 inçësh.

Dallimet themelore të modeleve të reja janë shpenzimi dukshëm më i ulët i energjisë, e cila është e plotësuar shtesë me mundësitë të cilat nuk janë pjesë e zakonshme e këtij lloji të pajisjeve.

Teknologjia jashtëzakonisht interesante Presence Sensor detekton nxehtësinë e trupit të personave në ambient në të cilin gjendet ai dhe i përcjell ata me detektorin e lëvizjeve. Kjo mundëson që, kur personi para televizorit të largohet nga ambienti, televizori automatikisht “shuan” fotografinë, derisa e le zërin e lëshuar. Fotografia paraqitet sërish në televizor kur personi të hyj prapë në ambientin ku gjendet televizori.

Të dyja modelet edhe më tutje janë të pajisura me panelet Full HD 1080p LCD.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
Edhe një seri ekologjike të televizorëve nga Sony
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: