Sipas informatave të cilat i ka lëshuar Nokia, në kongresin “Mobile World Congress” do të mund të paraqitej edhe celulari i kësaj kompanie me tetë megapiksela.Në kongresin MWC i cili fillon sot me gjasë do të paraqitet celulari i parë i Nokias me fotoaparat prej tetë megapikselash dhe thjerrëza të kompanisë së famshme Carl Zeiss, ka njoftuar Nokia në blogun e saj zyrtar.
Deri më tani Nokia ka integruar sensorë maksimal deri në pesë megapiksela. Detajet për vet celularin ende nuk janë të njohura, mirëpo sipas specifikave të paraqitura ky fotoaparat do të mund t’i përshtatej vetëm celularit me emrin kodues Corolla.
Ajo që dihet është se ky celular do të ketë tastierën unike gjysmë-QWERTY, 8 GB memorie dhe ekran 3-inçësh i cili nuk do të jetë i ndjeshëm në prekje.
Pritet që celulari të paraqitet zyrtarisht qysh sot, e hënë, së bashku me disa modeleve tjera.