ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HP do të përdorë sistemin operativ të Windows Mobile për telefonat e mençur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: HP do të përdorë sistemin operativ të Windows Mobile për telefonat e mençur   Tue Feb 17, 2009 4:30 pm



HP sot ka bërë të ditur se planifikon të përdorë sistemin operativ të telefonave të mençur (smartphone) Windows Mobile 6.5. Kështu HP vazhdon përpjekjet e saj për të pajisur tregun e telefonisë me teknologjitë më të fundit wireless. Windows Mobile 6.5 do t’u ofrojë telefonave të mençur të HP-së, përmirësime në produktivitetin e biznesit, mesazhe personale, mundësi interneti. Kështu komunikimi, menaxhimi, biznesi dhe të dhënat personale do të jenë akoma më të lehta për kosumatorët e HP.

“Duke punuar nga afër me partnerët kryesorë si Microsoft, na mundëson integrimin e teknologjive të reja për një përvojë më të mirë të konusmatorëve” – deklaroi Susan Macke, zëvendës-president i Marketing, Handheld Global Business Unit, Personal Systems Group, HP.

Pamja e freskuar e sistemit operativ ofron më shumë mundësi interaktive. Përvoja e celularëve në internet është shumë më e mirë me përmirësimet e shfletuesit dhe Rich Internet Application (RIA), mbështetje kjo që u ofron përdoruesve të shtojnë aplikacione dinamike. Konsumatorët do të kenë mundësinë për t’i personalizuar telefonat e tyre të mençur, duke përfshirë, themes, aplikacionet, meloditë, vendosja e fotografive në numrat e kontakteve.

Konsumatorët po ashtu mund t’i transferojnë videot dhe meloditë përmes Windows Media Player. Një mundësi më e mirë e komunikimit janë edhe mesazhet. Një inbox i unifikuar u mundëson përdoruesve për të parë tekstet, mesazhet e shkurtra SMS dhe ridëgjimin e mesazheve me zë (voicemail).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
HP do të përdorë sistemin operativ të Windows Mobile për telefonat e mençur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: