Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Enkriptimi i WPA Wi-Fi thyher për herë të parë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Enkriptimi i WPA Wi-Fi thyher për herë të parë Empty
MesazhTitulli: Enkriptimi i WPA Wi-Fi thyher për herë të parë   Enkriptimi i WPA Wi-Fi thyher për herë të parë I_icon_minitimeThu Feb 12, 2009 5:34 pm

Enkriptimi i WPA Wi-Fi thyher për herë të parë Mm4ow7

Kërkues të sigurisë thonë se kanë mundur për herë të parë të thyejnë pjesërisht enkriptimin standard që përdoret për të mbrojtur të dhënat në shumë rrjete wireless që përdorin Wi-Fi Protected Access (WPA).

Kërkuesi Erik Tews ishte parashikuar të demonstronte sulmin në një konferencë në Tokio, në mes të nëntorit. Thyerja e enkriptimit të WPA mund të përdoret për të lexuar të dhëna që dërgohen nga një router në një laptop ose për t’i dërguar informacione false një klienti të lidhur në këtë router.

Tews dhe kërkuesi Martin Beck kanë gjetur një mënyrë për të thyer Temporal Ket Integrity Protocol (TKIP) që WPA përdor në një periudhe relativisht të shkurtër 12 deri 15 minuta, thotë Dragod Ruiu, organizuesi i konferencës së Pac-Sec.

Megjithatë, në këtë sulm nuk arritën të thyejnë çelësat e enkriptimit që përdoren për të siguruar të dhënat që dërgohen nga PC-ja në router.
WPA, që përdoret gjerësisht sot në rrjetet wireless, konsiderohet superior ndaj standardit origjinal WEP (Wired Equivalent Privacy), të cilin shumica e specialistëve të sigurisë e konsiderojnë të pasigurt. Zinxhiri i dyqaneve T.J. Maxx ishte në proces përmirësimi të enkriptimit nga WEP në WPA kur pati një nga thyerjet më të mëdha të sigurisë të publikuara në historinë e Shteteve të Bashkuara, ku u vodhën qindra milion numra kartash krediti gjatë një periudhe dyvjeçare. Standardi i ri WPA2 konsiderohet i sigurt ndaj sulmit të simuluar së fundmi.

“Të gjithë po thoshin, shko te WPA se WEP është thyer”, thotë Ruiu. “Kjo tani është një thyerje e WPA.”
Nëse WPA është kompromentuar në mënyrë të rëndë do të ishte një goditje për konsumatorët që kanë bërë përmirësimin gjithnjë e më shumë kohëve të fundit, thotë Sri Sundaralingam, zëvendëspresident i menaxhimit të produkteve me shitësin e sigurisë së rrjeteve wireless AirTight Networks. Megjithëse konsumatorët mund të përdorin teknologji të tjera Wi-Fi si WPA2 ose softuerë për rrjete privatë virtualë që do t’i mbrojë nga ky sulm, shumë pajisje do të vazhdojnë të lidhen në rrjet mes WPA, ose edhe përmes sistemit të thyer tashme WEP, thotë ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Enkriptimi i WPA Wi-Fi thyher për herë të parë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Për herë të parë bie edhe shitja e ekraneve LCD

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: