ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BMW X3 – sërish më i besueshmi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: BMW X3 – sërish më i besueshmi   Wed Feb 11, 2009 9:54 pm



BMW X3 për herë të dytë me radhë ka fituar vendin e parë në listën e kualitetit të klubit automobilistik gjerman - ADAC.

Sikur edhe vitin e kaluar, klasës së automjeteve sportive (Sports Activity Vehicle) u është ndarë çmimi prestigjioz “Gelber Engel” nga ADAC.

Me këtë klubi automobilistik gjerman edhe një herë e ka shpallur BMW X3 si automjetin më të besueshëm në rrugët gjermane.

Shpërblimi “Gelber Engel” bazohet në vlerësimin e afro dy milionë rasteve nga të dhënat statistikore të ADAC mbi prishjet si dhe në hulumtimin e kënaqësisë së blerësve të cilin e ka kryer revista ADAC Motorwelt ku kësaj radhë kanë marrë pjesë rreth 43.000 lexues.

Sipas të dhënave statistikore të ADAC mbi prishjet, BMW X3 sërish ka qenë modeli me të cilin gjatë vitit të kaluar mekanikët e ADAC nga shërbimi për ndihmë në rrugë, në Gjermani i njohur si "Gelbe Engel", kanë pasur më së paku punë.

BMW X3 është bërë automjeti më i shitur në botë, me 500.000 njësi të shitura nga muaji nëntor i vitit 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
BMW X3 – sërish më i besueshmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: