ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 OLPC XO me kod të hapur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: OLPC XO me kod të hapur   Tue Feb 10, 2009 8:24 pm



OLPC (One Laptop Per Child) ka për qëllim që bashkësisë së burimit të hapur t’i ofrojë edhe dizajnin e harduerit, në mënyrë që më lehtë të luftojë me konkurrentët komercialë.

Nicholas Negroponte, shef i projektit, ka paralajmëruar në konferencën TED 2009 një kthesë të vogël në politikën e projektit. Sipas tij, kompjuterët XO po i kopjojnë të gjithë, respektivisht vetëm pas paraqitjes së këtij modeli ka nisur paraqitja masive e modeleve dhe popullarizimi i kompjuterëve netbook me dizajn të thjeshtë dhe çmime të ulëta.

Për këtë shkak dhe për presionin e shtuar nga sektori komercial, Negroponte ka për qëllim “të hapë” harduerin e OLPC XO-së, respektivisht të vendosë tërë dizajnin nën licencën e burimit të hapur (open source). Ky hap brenda tri vitesh do të sigurojë prodhimin e 5 deri në 6 milionë pajisjeve të ngjashme çdo muaj. Këto prognoza janë bukur optimiste për afarizëm nëse marrim parasysh rrjedhën e deritanishme të projektit OLPC.

Pas çmimit të paralajmëruar fillestar prej 100 dollarësh amerikanë, ai për një kohë të gjatë ka qenë më i afërm me 200 dollarë, e deri më tani ka vetëm gjysmë milioni kompjuterë të tillë në përdorim. Para një muaji Negroponte ka njoftuar për largimin nga puna të 50 për qind të punëtorëve dhe zvogëlimin e pagesave të punësuarve si dhe hapjen e sistemit operativ Sugar për bashkësinë e burimit të hapur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
OLPC XO me kod të hapur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: