Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja? Empty
MesazhTitulli: Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?   Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja? I_icon_minitimeTue Jan 26, 2010 9:12 pm

Një ditë i Dërguari, lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tek qëndronte me shokët e tij,
Allahu qoftë i kënaqur me ta, i ka pyetur duke filluar me Ebu Bekrin,
Allahu qoftë i kënaqur më të:

Çfarë të pëlqen prej dynjasë?

Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të, tha:
gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: të qëndruarit pranë teje,
të shikuarit në ty dhe harxhimi i pasurisë sime për ty.


Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Umer?


Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha:
gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: urdhërimi në të mirë edhe
nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja edhe nëse është haptazi dhe
thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur.


Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ti, o Uthman?


Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha:
gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: ushqyerja e të varfërve,
përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën kur njerëzit janë në gjumë
.

Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Ali?


Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha:
gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: nderimi i mysafirit,
agjërimi në verë dhe goditja e armikut me shpatë.


Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun:Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në këtë botë?

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha:
në këtë botë më pëlqejnë tri gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja. I
dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e
pyeti se pse?


Ai iu përgjigj: më pëlqen uria që të më zbutet
zemra, më pëlqen sëmundja që të më shlyhen gjynahet dhe e dua vdekjen
që ta takoj Zotin tim.


Më pas i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të, tha: më pëlqejnë nga kjo dynja tri gjëra:
parfumi, gratë dhe kulmimi i kënaqësisë sime është namazi.

Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua
më pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e
amanetit dhe dashuria ndaj të varfërve.

Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha: Allahu i Lartësuar
ju dërgon selam dhe thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha
e cila është e lagur me të përmendurit e Allahut, zemra e bindur ose e
nënshtruar dhe trupi i cili sprovat i duron.

Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim!



__________________

Ka thënë pejgamberi s.a.v.s:
"Nuk do të pushoj së egzistuari i një grupe (Taifah), prej umetit tim,
që do ta zbatoj urdhërin e Allahut. Ata janë të padëmtuar prej atyre që
i tradhtojnë ata apo i kundërshtojnë ata, derisa të arrijë qështja e
Allahut duke qenë ata dominues ndaj njerëzve. "- transmetuar prej Muslimit
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Hadith-
Kërce tek: