ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Cyber-ushtria iraniane sulmon makinën e kërkimit Baidu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: Cyber-ushtria iraniane sulmon makinën e kërkimit Baidu   Mon Jan 18, 2010 6:16 pm



Skenari ka qenë i ngjashëm si sulmi i muajit të kaluar në shërbimin e popullarizuar Twitter kur hakerët i kanë drejtuar shfrytëzuesit në faqen e tyre me flamurin iranian, por edhe me porosinë e shkruar në gjuhën persiane.

Hakerët iranianë të cilët në muajin dhjetor shkurtimisht kanë arritur ta paaftësojnë shërbimin Twitter kanë sulmuar edhe makinën më të popullarizuar kineze për kërkimin e internetit - Baidu. Grupi i cili paraqitet si cyber-ushtria iraniane të gjithë shfrytëzuesit e Baidu i ka drejtuar në faqen në të cilën është shfaqur flamuri iranian me porosinë: "Këtë faqe interneti e ka marrë përsipër cyber-ushtria iraniane".

Personat përgjegjës të makinës Baidu kanë konfirmuar sulmin. Analistët vlerësojnë se Baidu, si version kinez i Google, është shumë tërheqëse për hakerët sepse atë gjatë ditës e vizitojnë milionë njerëz.

Duket se hakerët iranianë me sulmet e tyre vetëm dëshirojnë të dërgojnë porosi politike sepse ndonjë dëm serioz nëpër kompjuterë të cilët i janë qasur makinës së kërkimit Baidu nuk është bërë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
Cyber-ushtria iraniane sulmon makinën e kërkimit Baidu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: