ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kur të pranosh shpërblimin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: Kur të pranosh shpërblimin   Tue Aug 18, 2009 5:27 pm

Kur afrohet momenti i caktuar për të pranuar pagën, punëtorëve dhe shpërblyesëve, menjëherë u paraqiten mendime të ndryshme, si:

1. Paga e plotë, por puna a është e tillë? A ka pasur lëshime dhe të meta? Si ta shlyej borxhin e pagës, kur Allahu kërkon llogarinë e punës?

2. Kur kam pranuar pagën, a iu luta Allahut për bekimin e saj, apo ka mjaftuar një buzëqeshje dhe kënaqësi e brendshme?

3. A e falenderove Allahun për këtë dhunti që të priviligjoi nga të varfërit dhe nevojtarët?

4. A mendove për sadaka (ndihmë vullnetare), apo për të ushqyer ndokënd edhe me diçka modeste?

5. A mendove për borxhin që ke, që ta kthesh para se të grumbullohet në një ditë që të befason? Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) e vonoi faljen e namazit të borxhliut, derisa njëri nga sahabët mori përsipër kthimin.

6. A i gëzove prindërit, gruan, fëmijët kur more pagën me diçka modeste?

7. A mendove për ta shpenzuar në hallall, duke u larguar nga harami dhe të dyshimtat?

8. A mendove në obligime të tjera që ato nuk kryhen vetëm se duke ndarë një pjesë të pasurisë?

9. A mendove për të ndihmuar shoqatat humanitare apo për t’u kujdesur për ndonjë jetim?

10. A mendove për t’u larguar nga harxhimet e tepërta në ushqim, pije apo veshje?

11. A mendove për të planifikuar dhe bërë një strategji reale për shpenzime, duke mos tejkaluar në keq menaxhim?

I nderuar vëlla!

Kur ta pranosh pagën, mendo për këto kërkesa (nevoja) me vëmendje, sepse është përgjegjësi dhe detyrim, kur të japësh llogari. Atëherë, përgatit për çdo pyetje përgjigjen, ndërsa për çdo përgjigje arsyen dhe korrektësinë.

Allahu e bekoftë pasurinë tënde!

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
Kur të pranosh shpërblimin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Këshilla të Përgjithshme-
Kërce tek: