Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ta qortoj mikun?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
kujt1m


Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

Si ta qortoj mikun? Empty
MesazhTitulli: Si ta qortoj mikun?   Si ta qortoj mikun? I_icon_minitimeTue Aug 18, 2009 5:22 pm

Si t'ia shprehim pakënaqësinë atyre që i duam dhe i respektojmë?

Qortim do të thotë t'i flasësh dikujt për një faj a gabim duke i kërkuar të mos e përsëritë më. Atëherë si t'ia shprehim pakënaqësinë atyre që i duam dhe i respektojmë?

Qortimi është sapuni i zemrave dhe gjuha e dashamirëve. Por qortimi nuk mund të ketë ndikim vetëm se duke u përdorur me efikasitet në personalitetin e duhur që pranon këshillën me zemërgjerësi.

Për të mos i humbur miqtë dhe dashamirët, në momentet këshillimore duhen përdorur këta hapa:

1. Kufizo qortimin; mos i përsërit fjalët dhe mos insisto, që pa dashje të luash rolin e sulmuesit.
2. Mos nënvlerëso; qortimi duhet të jetë në njëfarë mase të caktuar dhe e reduktuar në kufij të efektshëm.
3. Mos shko direkt në akuzë; ta vësh mikun të akuzuar dhe të detyrohet ta mbrojë veten në mënyrë që ta pastrojë veten me të padrejtë, kështu që ta humbni mikun pjesërisht ose plotësisht.
4. Vendosi pikat mbi i; kur ta qortosh mikun, përmbahu nga gjërat që mund të vihesh në pozitë të vështirë nga miku. Por miqësia përsëri duhet të mbijetojë.
5. Bëhu i sjellshëm; mos përdor fjalë që nuk përmbajnë kuptim edukativ dhe zgjidhi shprehjet me kujdes duke mos e lënduar mikun.
6. Qëndro i qetë; mos e ngre zërin, fol me qetësi dhe pa emocione. Kujto se je duke qortuar e jo duke u grindur.

Qëllimi i qortimit është shprehja e pakënaqësisë për një sjellje jo të hijshme dhe jo zënka, grindja, pezmatimi dhe ndarja.

Përshtati nga arabishtja: Ulvi Fejzullahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kujt1m.tk
 
Si ta qortoj mikun?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Këshilla të Përgjithshme-
Kërce tek: