ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Google kërkon falje për shërbim të ngadalshëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: Google kërkon falje për shërbim të ngadalshëm   Sat May 16, 2009 1:29 pm



Duke pëcjellë raportet e ngadalsimit e edhe të shërbimit të ndërprerë, të cilin Google e quajti si “bllokadë trafiku”, kompania tani ka kërkuar falje për shërbimin e saj të ngadalshëm në faqen e saj kryesore, në faqen e lajmeve dhe në Gmail.

“Një gabim në një prej sistemeve tona ka pasur si rrjedhojë që ne të drejtojmë disa prej trafikut tonë perms Azisë”, tha Urs Hoelzle, një zëdhënës i kompanisë dhe senior zëvendës president i operacioneve të Google. “Si rezultat, përafërisht 14% të përdoruesve tanë përjetuan shërbime të ngadalshme apo tërësisht të bllokuara”, shtoi ai. “Kemi punuar me zell për ti bërë shërbimet tona ultra të shpejta dhe “gjithmonë të ndezura”, kështu që është jashtëzakonisht e sikletshme kur ndodhë një rrëshqitje e këtij lloji. Hoelzle vazhdoi, “Ne na vjen keq që kjo ka ndodhur, dhe ju mund të jeni më se të sigurt se do të punojmë edhe më shumë për tu siguruar që një gjë e këtillë të mos ndodh më”

Rasti më i fundit i shërbimit Google ka shkaktuar shumë pyetje në besueshmëri, për shkak se kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e këtillë. Në janar të vitit 2009, kompania kishte çështje serioze teknike që rezultuan me pamundësinë për të kthyer rezultatet e kërkimit tek përdoruesit. Në shkurt të këtij viti, shërbimi Gmail përjetoji një ndërprerje që i la miliona përdorues anëembanë globit pa çasje në e-mailat e tyre të bazuar në ueb, për disa orë me radhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
Google kërkon falje për shërbim të ngadalshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: