ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BenQ nScreen i91 – për pensionistë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: BenQ nScreen i91 – për pensionistë   Mon Feb 23, 2009 9:00 pm



BenQ ka paraqitur kompjuterin e parë “të gjitha në një” - nScreen i91. Kompjuteri i ka të gjithë komponentët të integruar brenda shtëpizës me disa funksione do t’u pëlqejnë të moshuarve.


nScreen i91 përmban ekran të diagonales 18.5 inç. Procesori i integruar është ai AMD-së Sempron 210U në 1.5 GHz, kartela grafike nga ATI - Radeon X1200, një gigabajt të memories punuese dhe disku 160-gigabajtësh (në mënyrë opsionale mund të merret edhe disku SSD me kapacitet prej 16 GB).

Të pranishme janë edhe Wi-Fi, kamera 1.3 megapikselëshe, derisa sistemi operativ është XP. Nëse për sistem operativ zgjidhet Linux atëherë merret edhe një gigabajt RAM shtesë.

BenQ gjatë projektimit të këtij kompjuteri ka menduar edhe për personat paksa më të moshuar. Është integruar zmadhuesi virtual i cili lehtëson leximin, frekuencat e larta të zërit mund të ndalen si dhe lehtësira tjera.

nScreen i91 do të filloj shitjen në tregun e Azisë deri në fund të këtij muaji, derisa çmimi tani për tani mbetet i panjohur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
BenQ nScreen i91 – për pensionistë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: