ForumPortaliPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nokia merr kredit për zhvillimin e Symbian

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kujt1m
Admin/WebMaster
Admin/WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 264
Join date : 11/10/2008

MesazhTitulli: Nokia merr kredit për zhvillimin e Symbian   Fri Feb 20, 2009 3:00 pm



Nokia ka marrë një kredit me vlerë prej 500 milionë eurosh nga Banka evropiane për investime të cilat do të dedikohen për zhvillimin e sistemit operativ mobil - Symbian.

Nokia ka bërë një hap të pazakontë dhe nga Banka evropiane për investime ka huazuar 500 milionë me qëllim të investimit në zhvillimin e mëtutjeshëm të Symbianit. Paratë do të shpenzohen gjatë pesë viteve të ardhshme, derisa ato janë ekskluzivisht të dedikuara për hulumtimin dhe zhvillimin e projekteve të cilat telefonat e bazuar në Symbian do t’i bëj më konkurrues, pohojnë nga Nokia.

Edhe pse në radhë të parë paratë janë të dedikuara vetëm për hulumtimet vetanake të Nokias, nga kompania porosisin se do të përfitojnë edhe Symbian Foundation, por edhe pajisjet tjera të bazuar në Symbian të cilët nuk vijnë nga radhët e Nokias. Se cilave projekteve me saktësi u janë dedikuar paratë ende mbetet e panjohur.

Symbian është një prej sistemeve operative me qasje konservative ndaj teknologjive të reja. Sa për ilustrim, mbështetja për ekranet e ndjeshëm në prekje është integruar vetëm në fund të vitit të kaluar në modelin e Nokias - 5800 XpressMusic.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kujt1m.tk
 
Nokia merr kredit për zhvillimin e Symbian
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Qendra e Forumit :: Portali-
Kërce tek: